E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpallen programet e provimit të shtetit në mësuesi

Të gjithë ata mësues që do të kalojnë me sukses provimin në nëntor, do të mund të aplikojnë për vendet e lira të punës në shkollat e arsimit parauniversitar në rrethe. 

Një pjesë e tezës për çdo mësues, pavarësisht nga lënda, do të jetë drejtshkrimi dhe përgatitja didaktiko-pedagogjike, ndërsa pjesa tjetër do të jetë nga lënda ku kandidatët japin mësim, e ndarë kjo në 40 për qind me 60 për qind.

Mësuesit e rinj, të cilët i kanë përfunduar studimet e ciklit të dytë në mësuesi nga viti akademik 2011 e në vazhdim, janë duke kryer praktikën profesionale në shkolla të ndryshme të vendit, që do të zgjasë 1 vit shkollor. Sipas procedurës, në përfundim të praktikës profesionale, praktikanti do të vlerësohet nga mentori, drejtori i institucionit të arsimit të lartë publik si dhe komisioni i vlerësimit të praktikantit. Pas vlerësimit pozitiv të aftësimit praktik, praktikanti, mësuesi, mund të regjistrohet në Provimin e Shtetit./Start/

                                                                                             2012-06-19 11:19
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›