SHBA, instruktorë për forcat komando në Shqipëri
Ambasada e SHBA-së dhe zyra e ODC, me trajnimet e tyre përgatisin ushtrinë dhe ushtarakët shqiptarë që të plotësojnë standardet e një ushtrie profesioniste, siç është dhe një nga kërkesat e NATO-s për vendet anëtare.
TIRANE-Ekspertët e ushtrisë amerikane trajnojnë ushtarakët shqiptarë për t’i përgatitur për operacione ushtarake që realizohen në vendet në konflikt, siç është Afganistani. Dje, zëvendësambasadori i SHBA-së, Steve Cristina mori pjesë në demonstrimin e ushtrimeve të ndryshme të forcave elitë komando në bazën detare të Shëngjinit. Demonstrimi ishte pjesë e një raundi të dytë trajnimi nga ushtarakë amerikanë. Zëvendësambasadori nxiti komandot që të shfrytëzojnë më së miri asistencën dhe trajnimin që marrin, në mënyrë që të kontribuojnë që Shqipëria të meritojë plotësisht anëtarësimin në NATO. Demonstrimi shënoi përfundimin e ciklit të dytë të një trajnimi të financuar nga Ushtria Amerikane. Komandot demonstruan taktika të ballafaqimit me turmat apo prita, përfshirë manovra me materiale luftarake. Demonstrimi ishte projektuar në mënyrë të tillë që të testonte përvetësimin e trajnimit dhe aftësitë ekzekutuese të trupave komando. Ky trajnim u mundësua nga Zyra e Bashkëpunimit Ushtarak, pjesë e ambasadës së SHBA-së dhe Komandës Europiane të Ushtrisë së SHBA-së. Një skuadër prej tetë instruktorësh ka trajnuar Regjimentin Komando të Zall-Herrit që prej nëntorit 2008. Ky raund i dytë trajnimi u përqendrua tek aftësitë themelore si taktikat në njësi të vogla, shënjestrimi dhe trajnimi fizik.
(s.g/BalkanWeb)