E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ miratohet projekt-akti sonte pritet rezultati final per Tiranen

E perditesuar - Kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani u shpreh gjate mbledhjes se sotme se rendesi ka ai qe voton dhe jo ai qe numeron.
Sipas Ristanit administrimi i fleteve te pa numeruara u krye ne perputhje me kompetencat qe jep nenin 33 pika C.


Ligji thote se kur eshte e nevojshme KQZ duhet te perdore autoritetin e saj ndaj KZAZ-se dhe se duhet te jete me pro-aktive ne zgjidhjen e problemeve te ketij lloji. mesohet te kete thene Ristani.


Ne mbledhjen e pasdites se KQZ-se u miratua dhe projekt-akti duke i dhene fund keshtu procesit te numerimit te votive te kontestuara per kryeqytetin. Pas numerimit te ketyre votive kandidati democrat Lulzim Basha ka marre 171 vota kundrejt Edi Rames me 83 te tilla.


Projekt-akti u miratua me shumice te thjeshte dhe me konkretisht kater votat nga shtate.



Nis me debate mbledhja e ores 1700 ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Fillimisht anetaret e opozites shprehen pakenaqesine e tyre ne lidhje me materialin e servirur pasi sipas tyre duke patur parasysh se ai eshte hartuar nga Arben Ristani ka permbajtje te njeanshme dhe te dyshimte. Nderkohe perfaqesuesi i opozites Genci Gjoncaj ka shprehur shqetesimin e tij pasi akti i sotshem ka ndryshime ne permbajtje dhe ne forme. Po sipas Gjoncaj u ndryshuan tabelat dhe KQZ po nderhyn pas vendimit te KZAZ. Nderkohe qe KQZ mund te nderhyje vetem pas shpalljes se rezultatit.


Akti kerkon shumice te cilesuar. Kjo qe po ben KQZ perkon me kryerjen e krimit dhe me pas dhenies se vendimit per kryerjen e tij. Akti qe ne kemi perpara eshte nje relacion. tha Gjoncaj.


Sipas perfaqesuesve te PS kjo eshte hera e pare ne te gjithe historine e KQZ-se qe ky institucion merr rolin e KZAZ.


Akti eshte i deformuar ne kotenkstin ligjor kontradiktor dhe konfuz. Ai cenon te drejtat e zgjedhesve. u shpreh Deshira Subashi.


Mbledhja e KQZ-se pritet te shpalle sot rezultatin perfundimtar per bashkine e kryeqytetit.


Nderkohe ne ambientet e jashtme te KQZ-se ka nisur grumbullimi i mijera qytetareve ne kuader te protestes qe opozita po zhvillon prej disa ditesh.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›