E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Haxhinasto: Forcon sovranitetin e Kosovës

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes në bisedimet mes palës kosovare dhe asaj serbe. Në një deklaratë për shtyp Haxhinasto vlerëson dakordësinë mes palëve si një forcim të mëtejshëm të sovranitetit të shtetit të Kosovës.
 

“ Dëshiroj të përshëndës marrëveshjen e arritur ndërmjet delegacionit kosovar dhe atij serb. Kjo marrëveshje con në forcimin e sovranitetit të Kosovës. Marrëveshja hap rrugë për integrimin e plotë ndërkombëtar”-ka theksuar Haxhinasto.
Pas marrjes së lajmit rreth arritjes së marrëveshjes në Bruksel, presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka deklaruar se është konfirmuar politika “edhe BE edhe Kosova”.
 

Siç transmetojnë mediat serbe, Tadiç e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes, që sipas tij, në forumet rajonale Prishtina do të përfaqësohet “nën ombrellën e Rezolutës 1244 të OKB, që do të thotë se Kosova nuk do të jetë e pranishme si shtet i pavarur”.
Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, pas arritjes së marrëveshjes për bashkëpunimin rajonal ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
 

Ai e ka cilësuar marrëveshjen e sotme si jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin. “Marrëveshja e Rambujesë i solli Kosovës lirinë, marrëveshja për Planin Ahtisari i solli pavarësinë, marrëveshja e sotme i sjell Kosovës integrimet evropiane”, ka thënë Thaçi.Ai ka pranuar se “formula në mbishkrim nuk është ideale, për është më e pranueshmja për momentin politik, në të cilin po kalon Kosova”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›