KQZ miratoi me 4 vota Pro regjistrimin e 67 partive politike nga 72 prej tyre
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi sot mbledhjen e radhës, pavarësisht situatës së krijuar së fundi në këtë institucion, ku lirimi nga detyra i anëtarit Ilirian Muho, i propozuar nga LSI, u pasua nga dorëheqjet e njëpasnjëshme të dy komisionerëve të PS-së, Denar Biba dhe Albana Shtylla. Ndërsa dje anëtari tjetër i KQZ-së, i propozuar nga PBDNJ, Jani Jani deklaroi pezullimin e veprimtarisë së tij, duke u solidarizuar me aktin e dy kolegëve.
KQZ MIRATOI ME 4 VOTA PRO REGJISTRIMIN E 67 PARTIVE POLITIKE NGA 72 PREJ TYRE
Pavarësisht, situatës së krijuar, KQZ shyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro disa projekt vendime të rëndësishme.
KQZ shqyrtoi projektvendimin “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor të 72 partive politike, për zgjedhjet për Kuvend të datës 23.06.2013.”, sipas listës së paraqitur në KQZ”.
Nga 72 parti politike që kanë paraqitur kërkesë për tu regjistruar si subjekte zgjedhore në zgjedhjet e 23 qershorit, KQZ miratoi kërkesën e 67 prej tyre.
KQZ vendosi rrëzimin e kërkesës për 5 parti politike për shkak të dorëzimit në KQZ të dokumentacionit jo të saktë apo jashtë afatit të përcaktuar në Kodin Zgjedhor.
KQZ miratoi projektvendimin “Për regjistrimin e Komitetit Nismëtar i cili do të organizojë punën për paraqitjen e zotit Alket Troka si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në Zonën Zgjedhore Fier.
Gjithashtu u miratua projektvendimi “Për regjistrimin e Komitetit Nismëtar i cili do të organizojë punën për paraqitjen e zonjës Laureta Gjoni si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në Zonën Zgjedhore Vlorë si dhe projektvendimi “Për regjistrimin e Komitetit Nismëtar i cili do të organizojë punën për paraqitjen e zotit Skënder Tufa si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në Zonën Zgjedhore Tiranë.
GJONCAJ
Mbledhja e sotme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u shoqërua me debate e akuza. Në fjalën e tij përfaqësuesi ligjor i PS, Genc Gjonçaj tha se ky institucion e ka humbur tashmë legjitimitetin. Për Gjoncaj, tashmë KQZ është kthyer në një organ politik.
“Në anën e majtë tuajën zonja kryetare është ulur zoti Zguri që do kisha dëshirë ta uroja për detyrën e re, pasi mendoj që cdo kush që ulet aty përgëzohet për misionin, por më lejoni të them që e kam të pamundur, pasi pak ditë më parë një koleg u shkarkua pa të drejtë nëpërmjet procedurave dhe vendimmarrjes që më ngjasonte me gjyqet publike të kohës së diktaturës. Ajo vendimarrje nuk cënoi vetë anëtarin, por preku legjitimitetin e KQZ, dhe të këtij procesi. Tashëm një gjë të tillë e thonë të gjithë partnerët ndërkombëtarë që kujdesen që Shqipëria të largohet nga mentalitetet e komunizmit dhe të marrë rrugën drejt demokracisë europiane. Tre karrige bosh, flasin shumë, tregojnë që institucionet janë të kapura nga politika. Sot KQZ është kthyer në një organ politik”, tha ai.
“Veprimi i fundit i Kuvendit, më ngjan me zgjedhjet e vitit 2011 ku në përfundim të zgjedhjeve KQZ e asaj kohe ndryshoi rregullat e lojës kur gara kishte përfunduar ndërsa sot u ndryshua arbitri i kësaj loje, kjo ndodh sa herë ndjeni frikën e mazhorancës”, tha ai.
LLESHI
Gjoncaj më tej pyeti kryetaren Lleshi nëse ishte funksionare e PD në këtë institucion apo përfaqësonte veten.
“Të siguroj që me ardhjen e zotit Zguri vendimmarrja do jetë më cilësore dhe e bazuar në kodin zgjedhor. Sa për kriteret e mia, referoju nenit 15”, u përgjigj Lleshi.
KOSOVRASTI
Ndërsa përfaqësuesi ligjor i PD-së, Njazi Kosovrasti, u shpreh se përfaqësuesve ligjor nuk iu takon të bëjnë deklarata politike.
“Ne përfaqësuesit juridik nuk na takon të bëjmë dekalrata poltike. Nuk e gjej aspak me vend të marrim guximin të vlerësojmë Kuvendin e Shqipëriasë, ka institucione që duhet t’i drejtohesh”, tha ai.
Kosovrasti më tej, theksoi se KQZ do punojë për qëllimin e saj final, që janë zgjedhjet e lira, të ndershme e demokratike.
“Nuk është hera e parë që mungojnë 3 anëtarë. Edhe në 2011 nuk erdhën për tre muaj, donin të sabotonin procesin zgjedhor. Po tentohet t’i bëhet presion KQZ, por procesi do vazhdojë, do bëjmë të gjitha përpjekjet që zgjedhjet të bëhen sa më të mira më 23 qershor”, tha ai.
OSMANAJ
Më tej fjalën e ka marrë edhe anëtari i KQZ-së Hysen Osmanaj, i cili tha se është legjitim në vendin e tij dhe ndjehet komod në atë tavolinë.
“Ne jemi legjitim në këtë tavolinë, ne jemi betuar për të zhvilluar zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike. Ne vërtetë na propozon politika, por ne nuk kemi vepruar ndonjëherë si njerëz politikë, kemi zbatuar detyrën dhe kodin. Unë jam shumë komod në këtë tavolinë”, tha ai.
RENDI I DITES
KQZ do të shqyrtojë disa pr/vendime si ai "Për regjistrimin si subjekt zgjedhor të 71 partive politike, për zgjedhjet për Kuvend të datës 23.06.2013"; si dhe disa pr/vendime që lidhen me regjistrimin e Komiteteve Nismëtare, që do të organizojnë punën për paraqitjen e disa kandidatëve të pavarur, në Fier, Vlorë dhe Tiranë, të propozuar nga zgjedhësit në zgjedhjet e Kuvendit.
Pas vakancës së krijuar në KQZ, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, sipas ligjit, i kërkoi PS-së të sjellë propozimet e reja për plotësimin e vendeve të mbetura bosh. Por, opozita refuzon të paraqesë kandidaturat e saj, pa iu kthyer ligjshmëria institucionit që administron zgjedhjet.
Por ndërsa zoti Patozi fliste në parlament, një tjetër anëtar i KQZ-së, Jani Jani, i propozuar nga partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, vendosi të pezullojë përfaqësimin e tij në Komision në shenjë solidariteti me dy kolegët e dorëhequr, duke akuzuar shumicën e djathtë se ka cënuar haptazi pavarësinë e këtij intitucioni.
(e.m/ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Majko: Kriza në KQZ jo krizë teknike por politike, PS do mbrojë votat