Tirana zyrtare përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi: Arritje historike
TIRANE - Politika shqiptare përshëndet arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, duke e konsideruar si një sukses për të gjithë rajonin e Ballkanit. Berisha: Hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet mes shqiptarëve e serbëve. Rama: krenar për Kosovën, fitoi luftën e paqen. Ish-ministrat e jashtëm Panariti, Haxhinasto e Shehu: Arritje për të gjithë Ballkanin.
BERISHA: HAPET NJË KAPITULL I RI NË MARRËDHËNIET MES SHQIPTARËVE E SERBËVE
Kryeministri Berisha përshëndeti marrëveshjen e arritur në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë, duke e konsideruar si një arritje historike për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Në njoftimin e shpërndarë për mediat, kryeministri Berisha thekson: “Sot, në Bruksel, pas negociatash serioze u arrit marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Baroneshës Ashton dhe mbështetjen direkte të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për procesin. Kjo marrëveshje historike përbën një arritje madhore, tejet të rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë, normalizimin e marrëdhënieve midis tyre. Marrëveshja e Brukselit ka një rëndësi të madhe për të gjithë rajonin tonë, për paqen, bashkëpunimin dhe integrimin rajonal dhe europian. Marrëveshja e sotme hap një kapitull të ri në marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe serbëve në rajonin tonë, në përpjekjet e tyre për një të ardhme të përbashkët europiane.”
Në emër të qeverisë shqiptare, Kryeministri përshëndet vizionin e të dyja palëve, të dy kryeministrave Thaçi dhe Dacic, për arritjen e marrëveshjes, Baroneshën Ashton për ndërmjetësimin e suksesshëm, si dhe mbështetjen e SHBA-së, që siç shprehet kryeministri “bënë të mundur këtë arritje historike për Kosovën, Serbinë dhe rajonin tonë”.
RAMA: KRENAR PER KOSOVEN, FITOI LUFTEN E PAQEN
Lideri i opozitës, Edi Rama ka reaguar në rrjetin “Twitter” pas marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Ai shprehet krenar për Kosovën, duke vlerësuar edhe Serbinë për këtë hap të rëndësishëm.
“Krenar për Kosovën që falë një lidershipi vizionar fitoi luftën dhe paqen me dinjitetin më të madh! Më në fund dhe Serbia bëri gjënë e duhur.”- shkruan Rama
MPJ PERSHENDET MARREVESHJEN HISTORIKE MES KOSOVES DHE SERBISE
Ministria e Punëve të Jashtme përshëndeti marrëveshjen historike të arritur sot në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, nënshkruar nga kryeministrat e dy vendeve Thaçi e Daçic, me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë, Baroneshës Ashton.
MPJ shpreh bindjen se kjo marrëveshje, në vijim të të tjerave të arritura në dialogun mes dy vendeve, është jo vetëm në interesin më të mirë të qytetarëve të tyre, por do të kontribuojë edhe për një bashkëpunim më efikas mes të gjitha vendeve të rajonit dhe për konsolidimin e paqes, sigurisë e stabilitetit rajonal.
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, kjo marrëveshje hap një kapitull të ri komunikimi dhe bashkëpunimi, por shënon dhe një hap të rëndësishëm përpara për njohjen e mëtejshme ndërkombëtare të Kosovës, për anëtarësimin e saj në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, veçanërisht për anëtarësimin e saj në BE dhe NATO.
MPJ inkurajon për zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në dialogun mes dy vendeve.
ISH-MINISTRAT E JASHTEM: MARREVESHJA, ARRITJE PER TE GJITHE BALLKANIN
Ish-ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Edmond Panariti, Tritan Shehu dhe Edmond Haxhinasto e konsiderojnë një sukses për të gjithë rajonin e Ballkanit arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një komunikim telefonik në “News24”, ish-ministri Panariti theksoi se marrëveshja mbyll një vatër të hapur tensioni dhe kontribuon në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.
“Marrëveshja i hap rrugë njohjeve të reja. Do të kontribuojë në mënyrë thelbësore në ruajtjen e qetësisë dhe stabilitetit në Ballkan dhe avancimin e proceseve integruese të të gjitha vendeve të Ballkanit. Eshtë një ngjarje e shënuar për të gjitha vendet e Ballkanit”- deklaroi Panariti.
Ish-kryediplomati shqiptar, Tritan Shehu tha se kjo marrëveshje do t’i hapë rrugë fillimit të një procesi të ri për Kosovën, drejt integrimit evropian dhe anëtarësimit në NATO.
“Në tërësi ky është një lajm pozitiv, është një sukses, është një arritje e një vullneti të mirë që do të ndihmojë edhe në stabilitetin e rajonit në tërësi.”- u shpreh Shehu në “News24”.
Ish-ministri i punëve të jashtme, Edmond Haxhinasto deklaroi se marrëveshja Kosovë-Serbi do t’i bindë vendet e pavendosura për njohjen e Kosovës që ta njohin sa më shpejt shtetin e ri.
“Në të gjitha planet unë do ta vlerësoja si një marrëveshje shumë të rëndësishme për Kosovën, Serbinë dhe të gjithë rajonin. Energjitë pozitive që do gjenerojë një marrëveshje e tillë janë të mëdha për marrëdhëniet e Kosovës me vendet e tjera që janë jo njohëse të pavarësisë së Kosovës dhe vendet jashtë kontinentit europiane e janë ende të pavendosur për njohjen e Kosovës. Kjo marrëveshje do të bejë që ata të marrin vendime për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në OKB.”- u shpreh Haxhinasto.
(er.nu/BalkanWeb)