E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, grabitet dhe dhunohet nga maskat, në gjendje të rëndë punonjësi i postës

KUKES-Bie pre e dhunës se maskave një 50-vjeçar, babai i tre fëmijeve, Zenel Algjoni nga Shën Mëria e Kukësit.

Rreth ores 13:30 minuta, 50-vjeçari, punonjës i postës ishte duke transportuar me automjetin e tij privat pensionin dhe ndihmën ekonomike të banorëve të Shën Mërisë kur në kthesat e këtij fshati kanë dalë persona të maskuar. Dyshohet se ata e kanë qëlluar me tytën e një pistolete dhe leva në kokë babain e 3 fëmijëve, passi ky ka rezistuar të japë paratë.

Në kthesat e këtij fshati ka në dalë me maska, dyshohet më shumë se dy persona dhe i kanë rënë më tytën e pistoletës dhe leva në kokë. Nga të dhënat paraparake dyshohet se 50 ka bërë rezistence ndaj grabitësve, për të mos u dhënë, paratë. Pasi e kanë qëlluar me tytën e pistoletës dhe me leva në kokë, personat e maskura kanë marrë shumën e lekëve dhe janë larguar në drejtim të paditur.

Ai ështe në gjëndje të rëndë në Spitalin Ushtarak.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›