KQZ miraton fondin fondin prej 200 milionë lekësh për fushatën

25-03-2011 / Gazeta 55
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e tij të djeshme, ka miratuar ndarjen e fondeve për partitë politike, nga buxheti i shtetit, për fushatën zgjedhore. Shuma totale arrin në 200 milionë lekë. Sipas ligjit zgjedhor, 70 për qind e kësaj shume shkon për Partinë Demokratike dhe atë Socialiste, si partitë që kanë fituar më shumë mandate në zgjedhjet e fundit. Ndërkohë, 20 për qind ndahen në mënyrë të barabartë për të gjitha partitë parlamentare. Shuma e mbetur prej 10 për qind shkon për të gjitha forcat politike që kanë marrë mbi 1 për qind të votave në zgjedhjet e fundit.
...