E Diel, 1 Nëntor 2026

Kronika/Lulzim Basha jep dorëheqjen si ministër e deputet, shpall ambicien për të drejtuar Bashkinë e Tiranës

25-03-2011 / Gazeta 55

Mazhoranca ka zyrtarisht Lulzim Bashën kandidat për Bashkinë e Tiranës. Ministri i Brendshëm ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i tij ministror dhe mandati i deputetit, përmes një letre drejtuar kryeministrit Sali Berisha dhe kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.
Zyra e shtypit e Ministrisë së Brendshme njoftoi vendimin e Bashës, i cili nga dita e sotme merr një tjetër përgjegjësi, atë të konkurrentit elektoral për bashkinë më të madhe në vend.
“Lulzim Basha i ka paraqitur sot Kryeministrit të Shqipërisë Z. Sali Berisha dorëheqjen nga detyra e Ministrit të Brendshëm. Po sot, zoti Basha, në një letër dërguar Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli, ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Ministrisë së Brendshme.
Tashmë, Lulzim Basha do të marrë një tjetër angazhim, një tjetër sfidë, e cila parashikohet po aq e suksesshme sa detyrat e mëparshme të tij si, në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ndërtimin e rrugës së kombit “Durrës-Kukës-Morinë” dhe së fundmi vendimi i Brukselit për liberalizimin e vizave Shqipëri-BE. Përgjegjësia e zotit Basha është t’i kthejë qytetarëve qytetin e Tiranës.
Zyrtarisht, ai i ka shpallur sfidë Edi Ramës, kryetarit në ikje të Bashkisë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›