E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Gjithcka per ta bere Shqiperine vend lider te teknologjise se larte

Kryeministri zhvilloi sot një takim me sipërmarrës të rinj në një aktivitet të organizuar në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.
Punësimi i të rinjve duhet të jetë, sipas kreut të qeverisë, në qendër të çdo projekti. Angazhim ky i cili është përfshirë dhe në axhendën e punës së bashkisë së kryeqytetit. 
“Në muajin prill fokusi ishte infrastruktura. Por kryeministri kishte një rezerve, duhet të kesh një element të veçantë, rinia dhe ekonomia. Ky premtim per sipërmarrësit e rinj të mbështetur nga bashkia po bëhet realiteti i dytë nga kjo bashki. Është frymëzues edhe për paraardhësin tim, frymëzimi i të cilit është kaq i madh sa i paskemi kopjuar një program që kishte njëmbëdhjetë vjet që nuk e zbatonte as propozonte”, u shpreh kryebashkiaku Basha, gjatë fjalës së tij. 
Ndërkohë që kreu i qeverisë nga ana e tij garantoi se “qeveria do të bëjë gjithçka për ta bërë Shqipërinë vend lider të teknologjisë së lartë, me qëllim integrimin me dinjitet në Bashkimin Europian”. 
Njëkohësisht, shkollimi dhe punësimi i të rinjve për qeverinë mbetet prioritet absolut.  “1 milion dollarë garanci për zbutjen e kredive për të mbështetur inisiativën tuaj të lirë. Fonde të përbashkëta me qeverinë vendore për të rinjtë, që ëndrrat tuaja të mos mbeten në sirtar”, deklaroi Berisha.    
vijon...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›