KQZ miraton misionin e vëzhguesve të Institutit Demokratik Amerikan
TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot unanimisht kërkesën e OSBE-ODIHR për akreditimin e 33 përkthyesve për grupin prej 42 vëzhguesish afatgjatë në përbërje të “Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR për monitorimin e zgjedhjeve për Kuvend të 23 qershorit” në vendin tonë.
Po kështu KQZ-ja miratoi edhe kërkesën e Institutit Demokratik Amerikan (NDI), me një aktivitet disa vjeçar në monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri, për akreditimin e një grupi prej 10 vëzhguesish dhe 2 përkthyes.
Më tej mbledhja vazhdoi me diskutimet mbi Projekt-vendim: “Për caktimin e Vendit të Numërimit të Votave për çdo Zonë të Administrimit të Votave (ZAZ), për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013”.
(er.nu/ata/BalkanWeb)