Konferenca mbi Mosdiskriminimin, Bumçi: Përzgjedhja e Shqipërisë jo e rastësishme
TIRANË-“Shqipëria dhe OSBE, ndajnë një histori të gjatë suksesi”, vlerësoi sot kryediplomati shqiptar, Aldo Bumçi ndërsa tha se, "ne çmojmë rolin e OSBE-së në drejtim të konsolidimit të shtetit demokratik dhe të drejtave të njeriut”.
Në një prononcim për media, në ditën parë të Konferencës dy ditore të Nivelit të lartë të OSBE-së mbi Tolerancën dhe Mosdiskriminimin, në Tiranë, ministri tha se Shqipëria është një vend aktiv brenda organizatës së OSBE-së, e përkushtuar ndaj vlerave themelore të organizatës.
Për këtë arsye, tha Bumçi, shenjë e përkushtimit të Shqipërisë ndaj vlerave të tolerancës dhe kundër diskriminimit është edhe mbajtja në Tiranë e kësaj konference.
Duke sqaruar se kjo konferencë është një ndër aktivitetet më të rëndësishme që kryhen në kuadër të OSBE-së, kryediplomati shqiptar tha se përzgjedhja e Shqipërisë nuk është e rastësishme.
“Vlerat e Shqipërisë njihen tashmë botërisht në fushën e harmonisë fetare, një harmoni e qënësishme e vërtetë fetare dhe historia e mrekullueshme e shpëtimit të hebrenjëve në Luftën e II Botërore. Një nga vendet e vetme ose të pakta, ku komuniteti herbre në fund të luftës, ishte dhjetë herë më i madh se sa para luftës. Falë këtyre vlerave, në respekt të këtyre vlerave, OSBE dhe vendet anëtare përzgjodhën Shqipërinë për të organizuar këtë konferencë", sqaroi Bumçi.
Në përfundim të prononcimit për mediat, ministri i Jashtëm tha se gjatë punimeve të Konferencës, do të diskutohen tema të ndryshme që lidhen me mosdiskriminim dhe tolerancën, sikurse edhe nevojën për të edukuar të rinjtë, për ti përcjellë brez pas brezi, këto vlera.
(d.b/BalkanWeb)