KQZ miraton ndarjen e mandateve ne Kukes
Sipas këtij vendimi, nga katër mandate që ka ky qark, tre i takojnë koalicionit të djathtë "Aleanca e ndryshimit' dhe 1 koalicionit të majtë "Bashkimi për ndryshim
TIRANE- KQZ miratoi me 7 vota pro vendimin për ndarjen e mandateve të deputetëve për Qarkun e Kukësit.
Sipas këtij vendimi, nga katër mandate që ka ky qark, tre i takojnë koalicionit të djathtë "Aleanca e ndryshimit' dhe 1 koalicionit të majtë "Bashkimi për ndryshim".
Kodi Zgjedhor (neni 162) parashikon që jo më vonë se tre ditë nga përfundimi i procesit të ankimimit kundër vendimit të rezultateve të zonës zgjedhore apo pavlefshmërisë së zgjedhjeve, KQZ përllogarit shpërndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore, bazuar mbi numrin e votave të vlefshme që subjektet kanë marrë në nivel zone zgjedhore.
Në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, në Qarkun e Kukësit u thirrën për të votuar 72.941 zgjedhës, ndërsa funksionuan 217 qendra votimi, të grupuara në 3 KZAZ. Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së, Kukësi ishte qarku me pjesëmarrjen më të lartë në votime me 59.07% të zgjedhësve.
(s.g/BalkanWeb)