MediuTe hartojme politika te qendrueshme per turizmin

Ministria e Mjedisit ka organizuar ne Shengjin nje aktivitet sensibilizues per pastrimin e brezit te reres. Ministri Fatmir Mediu i ngarkuar dy muaj me pare nga qeveria per turizmin ne Lezhe theksoi se duhet te kultivohet bindja per mbajtjen paster te mjedisit. Mediu kerkoi qe ne bashkepunim edhe me pushtetin lokal te hartohen politika te qendrueshme per trajtimin e mbeturinave urbane duke vene theksin se landfilli i Bushatit do te jete edhe ne sherbim te Komunes se Shengjinit. Ai apeloi qe te gjitha strukturat te angazhohen per te kthyer Shengjinin ne nje pike turistike te qendrueshme. Nderkohe Ministri Mediu terhoqi vemendejn edhe te firmave ndertuese per largimin e mbetjeve inerte. Pushuesit e pare te mberritur ne Shengjin ngriten shqetesimin e mungeses se infrastrktures rrugore dhe te sistemit ndricues.