E Diel, 1 Nëntor 2026

Hipotekat, Bisha: Pajisja me çertifikatat deri në 15 nëntor

Kandidati për bashkinë e Tiranës Lulzim Basha ka reaguar përmes zëdhënëses së tij Anila Bisha për deklaratat e bashkisë së kryeqytetit për hipotekat.
 

Sipas zëdhënëses Rama po tregon se është i vendosur për të ndjekur politikën e tij të vjetër ndërsa theksoi se Basha brenda 15 nëntorit do t`i pajisë të gjithë qytetarët me çertifikatat e hipotekës.

“Çështja e hipotekës ka mbetur e pazgjidhur sepse bashkia nuk ka përmbushur detyrimet e saj. Lulzim Basha është ndryshe. Ai është i angazhuar të pajisë të gjithë qytetarët me çertifikatën e pronësisë deri në datën 15 nëntor të këtij viti” theksoi Bisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›