Shkoder burg pa afat per vrasesin e dy vellezerve

Gjykata e shkallez se pare ne Shkoder ka vendosur mase arrest me burg pa afat per
per Admir Tafilin. Policia e Shkodres kishte marre masa te shumta per te garantuar sigurine e Tafilit gjate sjelljes se tij ne gjykate nisur nga fakti se ai kishte mundur te arratisej me 2 tetor 2010 gjate nje leje disa oreshe ne prani te efektiveve te policise ndersa vuante denimin ne burgun e Shenkollit. Ne fund masat kane rezultuar te padobishme pasi Tafili nuk eshte paraqitur ne gjykate. Policia e Tiranes nuk i ka lajmeruar homologet e saj ne Shkoder se i denuari kishte leshuar prokure ku deklaronte se nuk do ishte i pranishem ne gjykim dhe perfaqesohej nga avokati i tij. Avokati mbrojtes it e pandehurit Admir Tafili ka deklaruar se klienti i tij nuk e ka apeluar masen e sigurise se dhene nga gjykata e Tiranes ndersa per akuzen e vrasjes se dy vellezerve Pjetrushi ai e ka pranuar autoresine e saj qe ne momentin e ndalimit dhe do jete gjykata ajo qe do percaktoje denimin e tij. Ai eshte arrestuar per vrasjes se dyfishte te vellezerve Nike e Gjovalin Pjetrushi ngjarje kjo qe ka ndodhur ne fshatin Grude e Re te Shkodres.