Dhimitri Lulzim Basha mashtron bashkia nuk mund te jape hipoteka

Bashkia Tiranes ka reaguar lidhur me premtimet e kandidatit te koalicionit Aleanca per Qytetarin Lulzim Basha per pajisjen e qytetareve me hipoteka brenda 6 muajve. Duke pergenjeshtruar mundesine e nje veprimi te tille Albana Dhimitri nenkryetare e Bashkise se Tiranes tha se dhenia e hipotekes nuk eshte kompetence e bashkise dhe se premtimi i Bashes eshte thjesht nje premtim elektoral.
Basha genjen dhe mashtron per hipotekat e pallateve pasi eshte vete ai qe ne vitin 2006 ndryshoi ligjin per hipotekat tha Dhimitri. Nenkryetarja e bashkise u shpreh se ndryshimi i ligjit i hoqi kompetencat Bashkise se Tiranes per te pajisur njerezit me hipoteka dhe nje veprim i tille u be pikerisht ne kohen kur minister i Puneve Publike ishte vete Basha.
Lgji per legalizimet cakton se eshte ALUIZNI qe pajis me lejen e legalizimit dhe hipoteke. Basha duhet te jape llogari se cfare eshte bere me hipotekat Pse i kane bllokuar deri me tani tha Dhimitri duke shtuar se dokumentacioni per pajisjen me hipoteka i eshte derguar ALUIZNI-t qe ne vitin 2008. Nenkryetarja theksoi se ky eshte nje premtim i turpshem. Basha po vepron si me karten studentore dhe po deshton ne shitjen e premtimeve.
Kandidati demokrat per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha premtoi se nese merr pushtetin brenda 6 muajve do te perfundoje procesin e hipotekimit per apartamentet ne Tirane. Kjo sipas tij do te cliroje nje kapital rreth 700-800 milione euro.
Reagon Basha
I menjehershem ishte edhe reagimi i Anila Bishes zedhenese e kandidatit Lulzim Basha. Ajo tha se kryetari aktual i Bashkise thjesht po shmang pergjegjesite dhe theksoi se nese Basha do te marre drejtimin e bashkise deri me 15 nentor te ketij viti do te pajise me certifikaten e pronesise te gjitha qytetaret qe nuk e kane ate. Por Bisha nuk dha asnje shpjegim se si do te realizohet nje gje e tille meqe dhenia e hipotekes nuk eshte kompetence e bashkise.