KQZ miraton sot fondin e parave për partitë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë sot vendimin për përcaktimin e sasisë të fondit publik që do tu shpërndahen si paradhënie partive të regjistruara si subjekte zgjedhore, për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013.
Gjithashtu, KQZ-ja pritet të miratojë sot edhe kërkesën e Institutit Demokratik të Kosovës për monitorimin e procesit elektoral në Shqipëri.
Në rend dite do të kalojë për shqyrtim edhe projektvendimi për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e bashkisë Bulqizë, kryetarin e komunës Thumanë, qarku Durrës dhe kryetarin e njësisë bashkiake nr.1 në Tiranë, për zgjedhjet e pjesshme të datës 23 Qershor 2013.
Ja rendi i ditës
1.·Shqyrtimin e Projekt vendimit – Për miratimin e Manualit të KQV-së, për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013″.
2.·Shqyrtimin e Projekt vendimit -·”Për përcaktimin e sasisë të fondit publik që do tu shpërndahen si paradhënie partive të regjistruara si subjekte zgjedhore, për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013″.
3.·Shqyrtimin e Projekt vendimit -·”Për miratimin e vëzhguesve të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 23 Qershor 2013″.
4.·Shqyrtimin e Projekt vendimit -·”Për pasqyrimin e fushatës zgjedhore në Radio / Televiozionet private, bazuar në materialet e vëna në dispozion nga subjektet zgjedhore, për zgjedhjet e Kuvendit, të datës 23 Qershor 2013″.
5.·Shqyrtimin e Projekt vendimit -·”Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e bashkisë Bulqizë, qarku Dibër, kryetarin e komunës Thumanë, qarku Durrës dhe kryetarin e njësisë bashkiake nr.1, qarku Tiranë, për zgjedhjet e pjesshme të datës 23 Qershor 2013″.