E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Çmimet e ushqimeve në qershor shënuan ulje me 0.6%

TIRANE- Sipas Institutit të Statistikave INSTAT cmimet kanë pësuar rënie gjatë muajit që lamë pas. Kështu në indeksin e muajit qershor, arrihet në përfundimin se cmimet pësuan një rënie prej 0.6% nga muaji maj dhe ndryshimi vjetor është 2.3 përqind. 

Krahasuar me muajin e mëparshëm: Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një ulje prej 1.4 përqind. Ulja më e madhe prej 10.4 përqind vërehet në nëngrupin ”zarzavate përfshirë patatet”. Indeksi i grupit ”Pije alkolike dhe duhan” ka shënuar një ulje 0.2 përqind. Indeksi i grupit ”Veshje dhe këpucë” ka shënuar një ulje prej 1.2 përqind. Indeksi i grupit “Qera, ujë, lëndë djegëse dhe energji” shënoi një rritje prej 0.4 përqind, nderkohe qe indeksi i grupit ”Transport” ka shënuar një ulje prej 0.3 përqind. 

Brenda këtij grupi çmimi i naftës shënoi një ulje prej 0.7 përqind dhe çmimi i benzinës një ulje prej 0.4 përqind. Po keshtu indeksi i grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” ka shënuar një ulje prej 0.4 përqind, ulje kjo që ka ardhur si rezultat i uljes së tarifave të siguracionit të makinave. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›