Muaji i Ramazanit, Muça: Njerëzit kanë nevojë për mëshirë, mirëkuptim e paqe
TIRANE - Nesër është dita e parë e Ramazanit. Ky muaj është periudha kur besimtarët myslimanë përmbahen rreptësisht nga ngrënia, pirja dhe kënaqësitë trupore që nga paralindja e diellit deri në perëndim të tij dhe zgjat 30 ditë.
Kreu i Komunitetit Mysliman, Selim Muça uroi besimtarët, duke u kujtuar se qëllimi i agjërimit është devotshmëria ndaj Zotit dhe objektivi final i tij, lumturia e njeriut.
Kreu i Komunitetit Mysliman theksoi se njerëzit sot kanë nevojë për mëshirë, dashuri, mirëkuptim e paqe dhe bëri thirrje për më shumë vëmendje e përkrahje ndaj njëri-tjetrit.
“Të nderuar besimtarë myslimanë shqiptarë, ju përshëndes me paqen dhe sigurinë, që vjen prej Allahut Mëshirues dhe ju uroj gëzuar e për shumë vjet muajin e begatë të Ramazanit. Ramazani është një kohë e bekuar ku besimtarët reflektojnë edhe njëherë mbi mendimet dhe sjelljet e tyre, duke kthyer dëgjimin më shumë se kurrë tek zëri i ndërgjegjies dhe tek melodia e zemrës. Devotshmëria ndaj Zotit është qëllimi i vërtetë i agjërimit dhe objektivi final i tij është lumturia e njeriut në të dy botët. Ne nuk duhet ta harrojmë se njerëzit sot kanë nevojë për mëshirë, për dashuri, për mirëkuptim, për paqe. Prandaj në muajin e Ramazanit të jemi më të vëmendshëm dhe të përkrahim njëri-tjetrin. Gjatë muajit të Ramazanit kërkohet më shumë drejtësi, sepse njerëzit bëhen më të ndjeshëm ndaj drejtësisë. Prandaj, të jemi të vëmendshëm që këtë muaj të ushtrojmë sa më shumë drejtësi në të gjitha punët. Edhe për ne shqiptarët Ramazani është i mirëseardhur në të gjitha vatrat tona dhe vjen me gëzim nga agjëruesit. Së fundi i lutem Zotit, që ky muaj të sjellë në familjen e çdo shqiptari paqe, qetësi dhe harmoni. Zoti Fuqiplotë e begatoftë popullin, vendin dhe kombin tonë. Paqe, mirësi e begati dhe Zoti u pranoftë agjërimin, adhurimin dhe të gjitha lutjet që do bëni gjatë muajit të Ramazanit.”- deklaroi Muça.
Rreth një miliardë e gjysmë myslimanë në të gjithë botën fillojnë nesër muajin e Ramazanit, një nga shtyllat dhe detyrat madhore të besimit islam. Fillimi i muajit të agjërimit përcaktohet në bazë të lëvizjes së hënës, e cila për të gjithë myslimanët në çdo cep të botës përcjell një drejtësi apo një harmonizim për ta kryer sa më të plotë këtë muaj të rëndësishëm.
Ajo që e dallon këtë muaj, është agjërimi, të cilin e kryejnë njëkohësisht të gjithë besimtarët e botës islame. Në përfundim të këtij muaji, myslimanët anekënd botës festojnë festën e Aid al-Fitr (Bajramin e Madh).
Muaji i agjërimit është muaji ku besimtarët myslimanë ndërpresin ushqimin e pijen, duke filluar që nga nisja e agimit deri në perëndim të plotë (nga syfyri deri në iftar).
(er.nu/BalkanWeb)