Berisha: Dy shtetet të jetojnë në paqe
30/06/2011 Kreu i qeverisë deklaron pozicionin e Shqipërisë në konfliktin Palestinë–Izrael
“Do të mbështesim fuqishëm zgjidhjen e mbështetur dhe nga komuniteti ndërkombëtar”
“Shqipëria do të vijojë të mbështesë fuqishëm zgjidhjen e mbështetur dhe nga komuniteti ndërkombëtar për dy shtetet, Izraelin dhe Palestinën, të cilët të jetojnë në paqe të qëndrueshme mes njëri-tjetrit dhe në siguri”, - ishte kjo fraza e zgjedhur nga kryeministri Sali Berisha për të përmbledhur në pak fjalë qëndrimin që do të mbajë vendi ynë përballë konfliktit mes këtyre dy shteteve. Një pozicion të tillë të Shqipërisë kreu i ekzekutivit e bëri me dije gjatë takimit që zhvilloi dje me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit Avigdor Lieberman. Gjatë këtij takimi u diskutua për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në rajonin e Lindjes së Mesme, ku kryeministri Berisha u shpreh se “Shqipëria ndjek me vëmendje të gjitha përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme, duke shpresuar që ky proces të vazhdojë në interesin më të mirë të të dy popujve, popullit izraelit dhe atij palestinez, si dhe paqes, sigurisë e bashkëpunimit në këtë rajon”. Ndërkohë që bashkëbiseduesit rikonfirmuan vullnetin e dy qeverive dhe vendeve për t’i thelluar e konsoliduar më tej marrëdhëniet shumë të mira politike, si dhe për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin ekonomik e të gjithanshëm në dobi të interesit më të mirë të të dy popujve. Në këtë kontekst u vlerësuan si potenciale të rëndësishme për zgjerimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në të ardhmen shkëmbimi i eksperiencave në fushën e arsimit, kërkimit shkencor e zhvillimit teknologjik, në teknologjinë e komunikimit dhe informacionit (ICT), në fushën e mjekësisë, si dhe thithja e investimeve izraelite në fusha si ajo e turizmit, bujqësisë, energjetikës. Kreu i ekzekutivit shqiptar e falënderoi zëvendëskryeministrin Lieberman për nxitjen e bizneseve dhe investitorëve izraelitë për të ardhur dhe investuar në Shqipëri. Po kështu kryeministri Berisha e njohu atë me reformat e thella e të gjithanshme të ndërmarra nga qeveria shqiptare, të cilat kanë bërë të mundur një zhvillim të shpejtë e të qëndrueshëm ekonomik dhe krijimin e klimës më të favorshme për biznes e investime. Madje, duke u ndalur në një zhvillim të tillë, kryeministri Berisha e garantoi zotin Lieberman se “investitorët izraelitë do të kenë në Shqipëri mbështetjen e plotë të qeverisë dhe institucioneve shqiptare, në mënyrë që investimet e tyre të shndërrohen në sukses për ta dhe për Shqipërinë”.