E Shtunë, 31 Tetor 2026

Modelja kanadeze: Seks me Kanye West, ai nuk e do Kim Kardashian

SHBA – Reperi Kanye West duket se nuk i qëndron besnik të dashurës së tij Kim Kardashian, ndërsa ajo po pret të sjellë në jetë fëmijën e tij. Një modele kanadeze deklaroi publikisht se ka kryer marrëdhënie seksuale me reperin dhe se Kanye nuk është i dashuruar me Kardashian.

Leyla Ghobadi tha për revistën ‘Star’ se është njohur me West në korrik të vitit 2012 dhe është takuar me të në disa hotele, pasi këngëtari e konsideron lidhjen e tij me Kim Kardashian “vetëm për publicitet dhe asgjë serioze”.

Duke shpjeguar arsyen pse po e bën publike tradhtinë e këngëtarit, modelja 24-vjeçare tha: “Kjo gjë do e shkatërrojë familjen Kardashian, por nëse do të isha në vend të Kimit do të doja ta dija. Unë e kam takuar Kanye deri kur mora vesh se Kimi ishte shtatzënë, më pas nuk kam pasur më asnjë lidhje me të.”

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›