KQZ miraton vulat rezervë për zgjedhjet e 8 majit

Miratohen vulat rezervë të cilat do të përdoren në zgjedhjet vendore të 8 majit në rast të largimit të komisionerëve së bashku me vulat. Sipas kreut të Komisionit Qëndror Zgjedhor, këto vula rezervë do të përdoren vetëm me vendim të KQZ-së dhe ato do të vendosen në qendrat rajonale të këtij institucioni .
Vendimi për miratimin e vulave rezervë hasi përsëri në kundërshtimin e opozitës. Nënkryetarja e komisionit Dëshira Subashi deklaroi se vendimi i sotëm nuk konsiderohet një vendimmarrje e mirfilltë pasi kërkon votim me shumicë të cilësuar.
Në mbledhjen e radhës të KQZ u miratuan edhe disa qëndra private që do të përdoren si ambjente votimi në zgjedhjet vendore si dhe u liruan dhe u emëruan disa anëtarë të KZAZ-ve.