Roli i dubluar i KQZ-se
Pervec kerkesave te Partise Socialiste tabela e rezultateve te Tiranes do te duhet te prese edhe gjykimin e Kolegjit Zgjedhor mbi kerkesen ankimore te Partise Demokratike per sa i perket vleresimit te fleteve te votimit te kontestuara ne 26 kuti. E shqyrtuar ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve ajo dha nje rezultat minimal dhe pa vlere domethenese ne kuptimin aritmetik teksa perfundimi zbardhi 16 vota ne favor te kandidatit socialist Edi Rama dhe 13 per kandidatin demokrat Lulzim Basha. Mbi kete shifer te re rezultati ne Tirane fiksohet ne diferencen prej 78 votash per kete te fundit duke hapur nderkohe nje opsion te ri juridik. Keshtu e rrezuar per shkak te pamundesise ne vendimmarrje 4 me 3 kerkesa e PD-se kalon detyrimisht per shqyrtim ne Kolegjin Zgjedhor. Ketu eshte me interes te nenvizohet roli i alternuar i KQZ-se e cila per nje zone zgjedhore te vetem ka adaptuar dy role institucionale se pari baza e te dhenave sipas shifrave te transmetuara nga grupet e numerimit te votave dhe detyrimi per te prodhuar nje tabele finale kerkonin rolin ligjor te saj si KQZ. Kete rol KQZ-ja e pezulloi per te nisur rivleresimin e fleteve te votimit te gjetura ne kutite e gabuara ne cilesine e nje Komisioni te Zones se Administrimit Zgjedhor KZAZ permes nje numerimi fillestar apo hetimi administrativ primar. Kjo procedure e shumekontestuar dha edhe vendimin 711 pra tabelen permbledhese te Tiranes e miratuar pikerisht si KZAZ me vetem 4 vota teksa edhe vendimi per njesine bashkiake nr. 5 KZAZ nr. 49 u integrua ne vendimin e mesiperm serish me nje vendimmarrje si KZAZ edhe pse mosmiratimi i saj kerkonte trajtim ligjor si KQZ. Me interes procedural ne kete kuader eshte sjellja e institucionit dhe pasoja e vendimeve te tij i cili i dha Tiranes nje kryebashkiak te ri me vendimmarrjen e nje KZAZ-je qe synohet te legjitimohet se fundmi me taktiken e PD-se qe nis procedimin ankimor ne KQZ per flete te kontestuara te cilat nuk ishin perfshire ne rezultat e qe do te duhet serish te ishin marre ne shqyrtim nga KZAZ-ja superiore.