E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ nderpret 2 spote televizive te PS-se sulmonin kandidatin e mazhorances

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të ndërpresë transmetimin e dy spoteve televizive të Partisë Socialiste.

Këto, kishin në përmbajtjen e tyre mesazhe antiqeveritare dhe sulmonin kandidatin e mazhorancës për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Vendimi u mor pas Bordi i Monitorimit të Mediave u shpreh se transmetimi ishte në shkelje të ligjit.

Menjëherë, pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndërprerjen e transmetimit të dy spoteve televizive, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka reaguar duke thënë se gjithçka është bërë pas presioneve të kryeministrit Berisha.

Por, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se vendimi u mor, pasi në këtë spot, nuk ishte vendosur emri i subjektit politik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›