E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ neser certifikon zgjedhjet Thaci nis punen per koalicionin qeverises

Foto nga qeveria aktuale Thaci

Prishtine 6 shkurt 2011 NOA- Diten e neserme pritet qe Komisioni Qendror Zgjedhor ne Kosove te certifikoje rezultatet e zgjedhjeve te 12 dhjetorit.

Vetem ky proces prite ti hap rruge Partise Demokratike te Kosoves qe te nise bisedimet per koalicionin e ardhshem qeveritar.

Ne nuk i kemi ftuar ne koalicion as LDK-ne e as Vetevendosjen dhe nuk jam i isgurt se do tu bejme ndonje ftese. Keshtu qe cfaredo deklarate se nuk hyjme ne koalicion eshte e parakohshme sepse ne nuk i kemi ftuar ato ende dhe nuk besoj se do te marrim ndonje vendim per ti ftuar edhe pse kjo eshte nje ceshtje qe u mbetet organeve vendimarrese te PDK-se u shpreh Memli Krasniqi zedhenes i qeverise ne ikje.

Sipas tij e vetmja gje e sigurt eshte se Hashim Thaci do te mbetet Kryeminister.

Deri me tani asnje nga partite shqiptare nuk ka konfirmuar se eshte arritur ndonje pajtim me PDK-ne.

LDK-ja dhe Levizja Vetevendosje jane shprehur se nuk do leviin nga qendrimi i mbetjes ne opozite.

Nga ana tjeter PDK ne rast se nuk arrin numrin 61 te deputeteve nuk mund te formoje dhe miratoje qeverine e re dhe pikerisht per kete fakt koalicioni eshte i paevitueshem.

a.y/NOA

Lidhjecertifikim koalicion qeveri rezultate

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›