E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovari kapet me një kilogram heroinë

Nga Express më 06 shkurt 2011 në ora 18:42

Policia kufitare italiane në Bari ka arrestuar një kosovar 46 vjeçar, me një kilogram heroinë. Shtetasi nga Kosova kishte arritur nga Durrësi, duke hyrë përmes peronit për evropianë, por një kufitar italian e kishte përcjellur atë si të dyshimtë dhe kishte lajmëruar bashkëpunëtorët e tij në Bari.

Menjëherë pas zbritjes nga trajekti, policia kufitare ka kërkuar dokumentet e tij dhe gjatë kontrollit të dokumentacionit ai ka reaguar me një nervozë të lartë. Policia ka kontrolluar edhe veturën e tij të tipit Mercedes dhe në të ka gjetur heroinën e cila, sipas kosovarit, kishte destinacionin për Belgjikë, ku edhe banonte.

Policia ka arrestuar personin dhe njëherit ka lajmëruar Ambasadën e Kosovës në Itali, e cila ka vërtetuar identitetin dhe nënshtetësinë e kosovarit. “Guarda di Financa“ ka shtuar kontrollin në regjionin e Barit për të zvogëluar apo për të prishur rrjetin e trafikimeve të ndryshme, të cilat kanë përfshirë këtë regjion.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›