KQZ nis hapjen e kutive, grupi i punës niset në Lundër
TIRANE- Fillon sot procesi i hapjes së kutive të votimit të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009. Në orën tetë të mëngjesit, grupi i punës i ngarkuar me urdhër të kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, pritet të niset drejt fshatit Lundër në periferi të kryeqytetit, në magazinat ku ruhen aktualisht kutitë e zgjedhjeve, për t'i transportuar ato mandej drejt këtij institucioni. Ata do të fillojnë me hapjen e kutive, seleksionimin e materialeve të cilat do të shkojnë në arkivin e shtetit.
Sipas vendimit të marrë nga KQZ në datën 29 dhjetor 2010, me hapjen e kutive, materialet zgjedhore do të dërgohen në Arkivin Qendror të Shtetit, ndërsa fletët e votimit do të digjen. Në një prononcim të djeshëm për mediat, kreu i KQZ-së, Arben Ristani tha se kjo është procedurë rutinë, bëhet pas çdo procesi elektoral, dhe sipas tij mori këtë herë një vëmendje të madhe të opinionit publik për shkak të situatës së ngarkuar politike.
Për zv/kryetaren e KQZ-së, vendimi për hapjen e kutive të dokumentacionit zgjedhor është i nxituar, politik dhe i kamufluar teknikisht. Sipas Subashit, asgjë nuk e nxitonte KQZ-në të merrte vendime të tilla duke u bërë palë në një krizë tërësisht politike.
Në reagimin e saj për mediat, zv/kryetarja e KQZ-së tha dje se vendimi për hapjen e kutive të dokumentacionit zgjedhor dhe djegien e fletëve të votimit është marrë mbi një projekt/akt të ndryshuar.
Subashi pretendon se KQZ-ja ka miratuar një akt ndryshe nga ai i shtatorit të vitit të kaluar, ku i gjithë procesi bazohej mbi një udhëzim, i cili dërgonte edhe listat e zgjedhësve në arkivin e shtetit.
(s.g/balkanWeb)