Shqiperi Prefekti kthen per rishqyrtim projekt-buxhetin e Bashkise se Vlores

Prefektura e Vlores tha se do te riktheje per shqyrtim buxhetin e Bashkise se Vlores te miratur per kete vit nga shumica e keshilltareve. Rasti eshte i pari per kete vit nderkohe qe bllokimi i buxheteve solli mjaft veshtiresi vitin e kaluar per disa nga bashkite ne Jug te Shqiperise. Analistet politike parashikojne nje klime te veshtire te maredhenieve pozite-opozite ne nivelin vendor per shkak te atmosferes se pritshme te zgjedhjeve vendore qe pritet te mbahen ne maj.
Prefekti i Vlores tha se do te ktheje per rishqyrtim buxhetin e bashkise se Vlores per vitin 2011 i cili u miratua fundvitin e shkuar me shumicen e majte ne keshillin bashkiak te ketij qyteti.
Burimet zyrtare te Prefektures se Vlores njoftuan se Prefekti Eduart Vecani tha se vendimi i institucionit qeveritar qe kontrollon ne Shqiperi ligjshmerine e vendimeve te pushtetit vendor mbeshtetet prej konstatimit te shkeljeve te ligjit te pushtetit lokal dhe te rregullores se keshillit te bashkise se Vlores. Burimet zyrtare te Prefektures njoftuan se prefekti ka konstatuar se procesi i diskutimit dhe miratimit te projekt-buxhetit nuk ka kaluar neper te gjitha hallkat ashtu sikunder percakton ligji. Sipas ketyre burimeve Prefektit Vecani ka vleresuar se ne buxhetin e miratur nga keshilltaret bashkiake parashikohen taksa per celjen e aktiviteteve te reja praktike qe sipas tij bie ne kundershtim me ligjet e miratuara nga Kuvendi i Shqiperise dhe vendimet e qeverise.
Bashkia e Vlores nderkaq ende nuk ka reaguar mbi keto deklarata pasi sipas saj pritet qe ato te behen institucionale nga Prefekti.
Rasti i kthimit pas te buxhetit vendor eshte i pari per kete vit. Shume prej bashkive dhe komunave ende nuk i kane miratuar buxhetet ne keshillat e tyre qe jane edhe organet me te larta vendimarrese dhe qe perbehen nga anetare nga forca te ndryshme politike.
Tre muajt e pare te vitit pritet te jene teme e nxehte per kete ceshtje mes keshilltareve te dy forcave me te medha politike demokrateve dhe socialisteve. Analistet vendore parashikojne se procesi i miratimit te buxheteve pritet te behet me i veshtire edhe prej klimes se pritshme te perplasjeve politike ne nivelin vendor. Kjo per shkak te fushates se zgjedhjeve lokale qe do te mbahen ne maj.
Mosmiratimi i buxheteve sjell veshtiresi ne operacionet financiare te organeve vendore per me teper ne ato qe kane te bejne me sherbimet ndaj qytetareve. Vitin e kaluar mosmarreveshjet mes te majteve dhe te djathteve ne Keshillin Bashkiak te Fierit e kishin rrezuar disa here buxhetin e Bashkise dhe ne vjeshte ceshtja i shkoi per shqyrtim gjykates. Po keshtu ne mjaft komuna dhe bashki ne Jug te Shqiperise procesi kishte kaluar vitin e shkuar ne tensione te herepashershme politike deri ne aprovimin nga keshilltaret.
Disa organizma nderkombetare i kane afruar viteve te fundit Shqiperise asistence ne ceshtjet e qeverisjes vendore dhe nje pjese e kesaj asistence eshte dhene edhe per pjesemarrjen e publikut ne vendimmarjen per buxhetet vendore. Por klima e ndezur politike e ketij viti edhe ne nivel lokal pritet ta veshtiresoje nje pervoje te krijuar dy tre vitet e fundit ne mjaft njesi vedore ku perparesite e objektivave dhe interesave politike te partive ishin zevendesuar nga perparesia e fjales se publikut lidhur me drejtimin e financimeve vendore.