Forcat Speciale në ruajtje të “Kolegjit Zgjedhor”

Përballë protestave të opozitës përpara KQZ-së, tashmë forcat speciale do të marrin nën mbrojtjen edhe Gjykatën e Apelit në kryeqytet.
Që prej së hënës, forcat speciale të Repartit të Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike kanë shkuar pranë këtij institucioni duke e marrë nën mbrojtje, teksa pritet të merret një vendim mbi ligjshmërinë e shpalljes së rezultatit për kryeqytetin nga ana e KQZ-së.
Gjithashtu, do të ruhet edhe tetë gjyqtarët e trupit gjykues të Kolegjit Zgjedhor. Kërkesa e Partisë Socialiste për miratimin e tabelës së KZAZ-së 49 që i përket Njësisë Bashkiake nr 5, si dhe tabela e rezultatit final do të shqyrtohet nga kolegjit më 26 maj, të enjten që vjen.
Kolegji Zgjedhor përbëhet nga një trupë gjyqësore me gjyqtarë të gjykatave të Apelit në vend, si Meriban Mullaj, Sashenka Jonuzi, Entela Prifti dhe Petraq Koço, Dhurata Haveri, Tom Ndreca, Astrit Kalaja dhe Marie Qirjazi. Këto figura janë përzgjedhur pa ndonjë kundërshti të partive politike në vitin 2009. /S.Lleshi/Start/
2011-05-24 08:20