E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbytjet Tirana zyrtare mbledh ambasadoret e NATO-s premtohet mbeshtetje e fuqishme nga vendet e Aleances

05-12-2010 / Gazeta 55

- Ministri Haxhinasto Asistenca e BE-se dhe NATO-s jetike per momentet e veshtira qe po kalon Shqiperia


- Helikopere nga Turqia dhe Greqia kane mberritur ne zonat e permbytura ne Shkoder

- Zbarkojne ne Rinas ndihmat e para nga Italia


Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto therrti sot ambientet e Ministrise se Puneve te Jashtme Ambasadoret e vendeve anetare te BE-se dhe te NATO-s te akredituara ne vendin tone per situaten emergjente te permbytjeve ne Shqiperi. Ministri Haxhinasto i falenderoi ambasadoret dhe vendet qe ata perfaqesojne per gatishmerine e treguar dhe ne vazhdim i informoi ne lidhje me situaten e emergjences civile te krijuar ku si pasoje e permbytjeve ne Shqiperi mijera familje jane detyruar te evakuohen dhe demet material jane teper te medha. Situata aktuale ka mobilizuar te gjitha nivelet e qeverisjes qendrore lokale ushtrine dhe policine si dhe struktura te tjera eksperte per ta perballuar sa me mire kete gjendje tha z. Haxhinasto ne menyre qe te sigurohet jeta e banoreve te zonave te permbytura dhe te kthehet sa me pare normaliteti ne keto rajone. Ne kete kontekst kryediplomati shqiptar Haxhinasto theksoi se aktualisht asistenca e vendeve te BE-se dhe te NATO-s behet teper emergjente dhe jetike dhe u kerkoi ambasadoreve mbeshtetje dhe solidaritet ne keto momente te veshtira qe po kalon Shqiperia. Ministria e Puneve te Jashtme eshte ne ndjekje te vazhdueshme te situates per te cilen do te informoje perfaqesuesit e vendeve te NATO-s ne Shqiperi.


Deklarata per shtyp e ministrit te Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto pas takimit me Ambasadoret e BE-se dhe NATO-s Ministri i Puneve te Jashtme dha nje konference per shtyp pas takimit qe zhvilloi me Ambasadoret e vendeve te BE-se dhe NATO-s te akredituar ne Shqiperi. Pas perfundimit te takimit me Ambasadoret Ministri Haxhinasto tha se i ka falenderuar perfaqesuesit e vendeve te BE-se dhe NATO-s per kontributet e deritanishme per menaxhimin e kesaj situate te jashtezakonshme pa precedent emergjence. Ai ka falenderuar ne menyre te vecante Greqine Turqine per ndihmen e helikoptereve te cilet jane bere operative qe sot ne mengjes per te ndihmuar kryesisht personat e izoluar Italine per paketen e ndihmes qe ka derguar menjehere Austrine Kosoven dhe te gjithe vendet e tjera te cilet po asistojne ne menaxhimin konkret te situates. Ministri Haxhinasto i ka informuar Ambasadoret me shifrat e sotme te situates persa i takon tokes se permbytur dhe personave te evakuuar te shtepive te rrethuara nga uji apo shtepive te permbytura dhe ka paraqitur nevojat me emergjente per menaxhimin e kesaj situate. Zoti Haxhinasto theksoi se ka nje reagim pozitiv dhe shprehu besimin se qe ne oret e ardhshme do te jepen edhe kontributet perkatese nga secili vend. Pyetjes se cilat ishin kerkesat me emergjente te qeverise shqiptare ministri Haxhinasto iu pergjigj duke thene se kerkesat me emergjente per momentin jane varkat e vogla per shperndarjen e ushqimeve dhe medikamenteve mjekesore por gjithashtu dhe gjithcka tjeter qe ben te mundur strehimin dhe kalimin normal te kesaj situate te veshtire qe mund te jene cadrat apo pajisjet e tjera. Ne lidhje me ndihmat dhe kontributet qe priten Ministri Haxhinasto tha se ato do te vijne nga vendet anetare te NATO-s kryesisht ne nivelin bilateral.


- Helikopere nga Turqia dhe Greqia kane mberritur ne zonat e permbytura ne Shkoder

- Zbarkojne ne Rinas ndihmat e para nga Italia

Ambasada Italiane ne Tirane njoftoi sot se Qeveria italiane i pergjigj menjehere kerkeses per ndihme te Autoriteteve shqiptare per perballimin e emergjences ne Qarkun e Shkodres. Departamenti i Mbrojtjes Civile ne bashkerendim me Ministrine e Puneve te Jashtme dhe me Kryqin e Kuq italian ka urdheruar dergimin e menjehershem te ndihmave te emergjences. Do te mberrije keshtu ne Portin e Durresit nje karvan me 5 maune te cilat permbajne

- 25 ton mallra ushqimore
- 5 ton veshje dhe pajisje kunder shiut
- 4 ton produkte per higjenen vetjake.

Ne bashkepunim me Autoritetet kompetente shqiptare ndihmat do te transportohen menjehere ne Qarkun e Shkodres per shperndarjen e tyre. Behet fjale vetem per karvanin e pare me ndihma pasi ne ditet e ardhshme do te vijojne ngarkesa te tjera me ndihma njofton Ambasada Italiane ne Tirane.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›