Pushojne reshjet ne renie niveli i ujit ne zonat e permbytura

- Zv/kryeministri Meta dhe ministri i Puneve Publike Olldashi Shkodra furnizim pa nderprerje me uje te pijshem
- Kryetarja e Kuvendit Topalli Qeveria po perballon me sukses kete situate te paprecedente
- Reshjet intensive te shiut pritet te zevendesohen me ulje te temperaturave dhe me reshje debore ne nje pjese te territorit
Mengjesi i dites se diele e ka gjetur Shkodren pa reshje ndersa shenohen ulje te ndjeshme te temperaturave. Gjate oreve te nates reshjet e shiut vijuan te dendura ne te gjithe territorin e qarkut te Shkodres duke ndikuar ne perkeqesim te situates. Ne qytet zonat e permbytjes kane shenuar rritje te siperfaqeve te tyre ku niveli me i larte i ujit eshte perqendruar ne rrugen kryesore ne lagjen Xhabiaj e cila sherben per qarkullimin e automjeteve me nje sens ne dalje nga qendra e qytetit qe tashme komandohet vetem nga mjetet lundruese. Ne oret e vona te mesnates prezenca e ujit ne kete rruge avancoi edhe me teper drejt qendres se Shkodres. Situate shume e veshtire paraqitet dhe ne brendesi te kesaj lagjeje ku depertimi i ujit me nivele te larta ka permbytur shtepite private njekateshe dhe katet e para te pallateve. Banoret e saj si dhe te zonave qe kufizohen me Liqenin e Shkodres si Tophana Kirasi dhe Livadhet si dhe Ajasem Dracin Perash dhe Mark Lula ne kufij me lumenjte Drin dhe Kir kane probleme ne komunikimin me pjesen tjeter te qytetit dhe qarkullimi i tyre vazhdon te realizohet vetem me mjete lundruese. Strukturat e Shtabit te Emergjences te prefektures se Shkodres ne bashkepunim me ato te Bashkise vazhdojne te jene ne terren ne ndihme te komunitetit sidomos me shperndarjen e ndihmave ushqimore dhe veshmbathje.
Zv/kryeministri Meta dhe ministri i Puneve Publike Olldashi Shkodra furnizim pa nderprerje me uje te pijshem Zv/kryeministri dhe ministri i Energjetikes Ilir Meta dhe ministri i Puneve Publike dhe Transporteve prej afro nje jave po ndjekin nga afer situaten e permbytjeve ne Shqiperine veri-perendimore. Gjate dites se sotme Meta dhe Olldashi kane kryer nje inspektim ne pompat Ujesjellesin e Shkodres. Ata e konsideruan heroik perkushtimin e punonjesve per te mbrojtur ujesjellesin nga permbytja. Meta garantoi se Qeveria po angazhohet qe ujesjellesi te funksionoje. Sipas Metes eshte bere nje pune e jashtezakonshme qe Ujesjellesi te mbrohej nga situata e permbytjeve. Me kete angazhim me kete perkushtim dhe me gjithe mbeshtetjen qe ne u kemi dhene dhe do u japim si qeveri pa dyshim qe besojme qe do te arrihet qe te jete i mbrojtur problemi i ujesjellesit i energjise elektrike per qyetetin e Shkodres banoret e Shkodres dhe kjo eshte prioritet numer nje i shtabit te emergjences dhe gjithe autoriteteve- tha nr 2 i qeverise Ilir Meta. Ministri i Energjetikes gjithashtu garantoi se nuk do te rrezikohest as furnizimi me energji i qytetareve. Nga ana e tij miunistri Sokol Olldashi tha se ujesjellesi sdo preket nga permbytja. Do te bejme cmos qe ujesjellesi te mos preket nga niveli i ujit qe sikurse mund ta shihni eshte shume me lart se sa niveli i stacionit te pompimit. E vetmja gje qe mund te garantoje eshte se do te behen te gjitha perpjekjet maksimale sepse jemi shume te vetedijshem se cdo te thote te rrezikojme ujesjellesin e gjithe qytetit- garantoi ministri i Puneve Publike Sokol Olldashi.
Sinoptikanet Java e ardhshme pa reshje permiresohet moti
Reshjet intensive te shiut pritet te zevendesohen me ulje te temperaturave dhe me reshje debore ne nje pjese te territorit/ Pas reshjeve intensive te javeve te fundit rikthehet moti i kthjellet ne pjesen me te madhe te vendit. Situata e krijuar nga permbytjet e shkaktuara nga reshjet e shumta pritet te normalizohet duke parashikuar qe deri ne fundjaven tjeter te kemi nje mot me reshje te pakta debore dhe shiu ne zonat me ekstreme te veriut dhe jugut. Masat ajrore te thata dhe te ftohta kane mberritur ne te gjithe territorin shqiptar. Parashikohet ne fakt qe deri diten e enjte te jemi me mot te kthjellet ne pjesen me te madhe te vendit. Do te theksoja se ne zonat malore ne ekstrim verior dhe jugor do te kete rreshje te pakta shiu e debore. Do te kete rreshje te pakta debore kjo per shkak dhe te renies se menjehershme te temperaturave. Duke filluar nga dita e neserme deri diten e premte do te kemi nje rritje te lehte dhe graduale. Kjo rritje do te jete me 1-2 grade- bejne te ditur ekspertet e meteorologjise. Nderkohe nga e premtja e javes qe vjen parashikohet rikthimi i reshjeve te shiut dhe te debores ne zona veriore por sipas meteorologeve pritet qe keto reshje te jene me intensitet me te dobet. Persa i perket fundjaves tjeter pritet te kemi renie te ndjeshme te temperaturave dhe ne vlerat e mengjesit dhe mesdites. Rreshjet e debores kryesisht do te jene ne zonat malore pergjate ekstremit verior gjithashtu dhe nje pjese e verilindjes dhe juglindjes se territorit. Dita e premte do te sjelle rreshje por intensiteti i tyre do te jete mesatar jo shume i larte sic ishte ai i javes se kaluar- thone specialistet e sherbimit meterologjik shqiptar. Rikthimi i rreshjeve te premten e ardhshme do te shoqerohet dhe me ulje te ndjeshme te temperaturave.
Kryetarja e Kuvendit Topalli Qeveria po perballon me sukses kete situate te paprecedente Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli prej ditesh te tera po ndjek nga afer situaten e permbytjeve ne Shkoder. Edhe sot ajo ka qene ne lagjet problematike te qytetit verior. Ne nje prononcim per mediat kryeparlamentarja Topalli theksoi se Qeveria po perballon me situaten e veshtire qe ka perfshire zonen. Shteti po merr masa te jashtezakonshme ushtria po kryen operacione shpetimi i falenderoj per punen e jashtezakonshme qe kane bere- tha Topalli.
Situata hidrike KESH publikon te dhenat e dites se sotme/Korportata Elektroenergjetike Shqiptare KESH njoftoi paraditen e se sotme te dhenat e fundit nga situata ne hidrocentralet e kaskades mbi lumin Drin. Ne HEC-in e Fierzes niveli i liqenit eshte 29142 metra kuota maksimale eshte 296 m prurjet jane 1440 m3/sek dhe shkarkimet 1086 m3/sek. Ne HEC-in e Komanit niveli liqenit ka arritur 17003 metra maksimale e lejuar eshte 175 m prurjet sot jane 1533 m3/sek dhe shkarkimet 1826 m3/sek. Ne HEC-in e Vaut te Dejes niveli i ujit eshte 7346 metra kuota e lejuar eshte 76 metra prurjet 2040 m3/sek dhe shkarkimet 1 943 m3/s.
...