E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ nis rinumërimin e kutive të qarkut të Shkodrës

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur sot procesin e rinumërimit të kutive për qarkun e Shkodrës.

Rinumërimi po bëhet nga 8 grupe numërimi, me nga 2 anëtarë, të cilët do të rinumërojnë 417 kuti të qarkut të Shkodrës.

Vendimi për rinumërimin u mor më 19 korrik, pavarësisht kundërshtimeve të përfaqësuesve të majtë në komision.

KQZ pranoi 4 ditë më parë kërkesën e Partisë Republikane për rinumërim të votave, të cilët pretendojnë të marrin një mandat që u ka shkuar demokratëve.

Në Shkodër rezultati fillestar është 6 mandate e majta dhe 5 mandate e djathta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›