E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu: Greqia do vijojë reformat ekonomike

BRUKSEL- Greqia është e vendosur për të kryer reformat e duhura për shlyerjen e borxhit dhe pret nga Bashkimi Evropian që të tregojë solidaritet me Athinën, deklaroi sot kryeministri grek Jorgo Papandreu gjatë takimit me presidentin e Bashkimit Evropian, Herman van Rompuy.

''Ne jemi të vendosur për vijimin e reformave'',- deklaroi Papandreu vendi i të cilit është përfshirë nga protesta të fuqishme kundër masave shtrënguese ekonomike të qeverisë për të siguruar mbështetje fiunanciare nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›