E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nënshkruhet kontrata për prodhimin e pasaportave biometrike

PRISHTINË- Ministria e Punëve të Brendshme nënshkroi sot kontratën për prodhimin e pasaportave biometrike me kompaninë austriake OESD.

Kjo ministri bën të ditur se nga të gjithë ofertuesit ekonomikë që kanë aplikuar për këtë tender, në pajtim me Ligjin e Prokurimit Publik dhe duke respektuar të gjitha procedurat e tjera administrative, fitues është shpallur kompania OESD, që i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe kriteret e përcaktuara në tender.

Pas nënshkrimit të kontratës, me vlerë 14,127,003.24 euro, brenda një muaji do të vendoset për dizajnin e pasaportave biometrike dhe masat e sigurisë, ndërsa pas katër muajve pritet të arrijë kontingjenti i parë me pasaporta biometrike.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›