E Shtunë, 31 Tetor 2026

"S'pretendoj postin drejtues te PD, ne kemi Berishen"

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli rrezoi dje publikisht te gjithe hamendjet sipas te cilave ajo kishte pasur perplasje me presidentin Topi, por dhe me Ministrin e jashte Basha, per shkak se pretendonte postin e kryetares se PD, ne rastin e nje terheqjeje te mundshme te Berishes. Ajo eshte shprehur se kryetari i PD, eshte dhe do te jete Berisha, pasi dhe mandati i vitit 2009 eshte i sigurte. Njeheresh Topalli nuk ka munguar te shprehet se as pas zgjedhjeve te 2005-ses nuk ka kerkuar asgje. Nderkohe ajo ka hedhur poshte pretendimet se zevendesimi i Aleksander Biberaj nga posti i zv/kryetarit ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes, eshte politik. Pa pranuar asnje hipoteze, se kjo reflekton debate brenda PD-se, Topalli tha se eshte nje procedure normale. "Une vendosa te ndryshoje perberjen e delegacionit tone ne Keshillin e Evropes, duke caktuar zotin Rusmali per ti dhene nje kontribut me te madh delegacionit. Nje impuls te ri", u shpreh Topalli. Sipas kryetares, zevendesimi eshte nje procedure rutine, e realizohet cdo fillim viti ne kete keshill. Duke shmangur cdo lloj komenti mbi deputetin Biberaj, Topalli vleresoi lart figuren e Rusmalit ne seline blu dhe te gjitha strukturat e Partise Demokratike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›