Braho: Proces ne rrugen e antikushtetutshmerise
Deputeti i Levizjes Socialiste per Integrim, Spartak Braho, duke komentuar qendrimin me te fundit te Bashkimit Evropian per ligjin e lustracionit, deklaroi dje se eshte nje proces i ditur ne rrugen e antikushtetutshmerise. "Qendrimi me i fundit i Bashkimit Evropian, si dhe i OSBE-se per ligjin e lustracionit nuk na habit. Eshte nje proces i ditur ky, qe Berisha po ecen ne rrugen e antikushtetutshmerise", u shpreh per mediat anetari i kryesise se LSI-se, Spartak Braho. Sipas tij, tashme u bene 10 apo 15 ligje, te cilat jane teresisht antikushtetuese. "Ky i fundit, si te thuash, i ve kapak pasi ne kete menyre Berisha, po realizon edhe nje grusht shteti paqesor. Eshte njolle per Shqiperine, eshte njolle per imazhin e vendit, eshte nje situate qe te kujton vitin 1997", sqaroi qendrimin e Levizjes Socialiste per Integrim, hyrjen e ligjit te "Dosjeve" ne fuqi, deputeti i LSI-se.