E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: Deklarata e BE, mesazh i drejtperdrejte

Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka reaguar dje per qendrimin e Bashkimit Evropian per ligjin e "Dosjeve", duke e cilesuar si deklarate te drejtperdrejte dhe nuk linte shteg, per interpretime edhe ekuivoke. Sipas tij, deklarata e BE-se ishte ne vazhdim te qendrimeve qe kane mbajtur per kete ceshtje SHBA, Keshilli i Evropes, OSBE, te cilat e kane kritikuar Ligjin dhe i kane kerkuar qeverise te reflektoje. "Dje ne seancen plenare te Kuvendit, ishte nje komedi e vertete kur disa deputete te mazhorances, si kloune politike e pa pike dinjiteti, sikur nuk kishte ndodhur asgje, me urdhrin e shefit te tyre qe ndodhet ne Davos, mohuan deklaraten e BE-se", u shpreh Milo. Kjo gje ndodhi sipas tij, per te mbuluar kritikat e rrepta qe kane ardhur nga partneret e institucionet nderkombetare, riperseriten pllaken e vjeter te gramafonit antikomunist. "Ndersa BE kritikon e kerkon plotesimin e standardeve per integrimin evropian te Shqiperise, ne rendin e dites se Kuvendit, ishte edhe miratimi i projektrezolutes se Parlamentit, qe i drejtohet Parlamentit Evropian per te konsideruar kerkesen e Shqiperise per statusin e vendit kandidat ne BE", cilesoi seancen e djeshme si qesharake kreu i PDS. Ligji i "Dosjeve" hyri ne fuqi diten e djeshme, duke ndezur debate te ashpra ne politiken shqiptare.

D.Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›