E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: INSIG, 19 milione euro nen cmim

Partia Socialiste ka kritikuar qeverine per menyren e privatizimit te Institutit te Sigurimeve Shoqerore dhe cmimin me te cilin u shit kjo kompani. Nepermjet nje deklarate per shtyp, nensekretari per Programin ne Partine Socialiste, Ilir Beqja, theksoi se nga shitja e INSIG mund te perfitoheshin 19 milione euro me teper se cmimi i dhene dhe qe mund te ndihmonin per te plotesuar sherbime te tjera. "Kaluan gati gjashte jave nga lajmi i Ministrise se Financave per shitjen e paketes se zoteruar nga qeveria shqiptare ne kompanine e sigurimeve INSIG dhe pervec emrit te ofertuesit me oferten me te larte edhe cmimit te ofruar, nuk ka asnje informacion tjeter", akuzoi Beqja. Sipas tij, qeveria vijon me papergjegjshmeri te mos informoje publikun per detajet e procesit, per listen e pjesemarresve, per ofertat e tyre apo per planet e biznesit. Partia Socialiste akuzon mazhorances qeverisese se e njejta papergjegjshmeri mbulon te vertetat, per administrimin fiskal ne 12 muajt e vitit dhe e njejta papergjegjshmeri nuk evidenton as te ardhurat nga privatizimi i ndermarrjeve publike. "Kompania INSIG eshte e vetmja kompani publike shqiptare, qe operon edhe ne Maqedoni dhe Kosove dhe eshte zoteruese e 4 licencave", beri te ditur zyrtari socialist. Ai theksoi se vetem rezerva e detyrueshme per 4 licencat sipas legjislacioneve perkatese te tri vendeve eshte 12 milione euro. Selia roze akuzon paaftesine e qeverise se Sali Berishes qe e shtyu 3 vjet privatizimin e INSIG-ut duke bere qe kompania te humbte pozicion ne treg, apo te kishte ne vitin 2007 nje fitim neto 14 % me te vogel se ne vitin 2006, ne nje kohe qe tregu i sigurimeve ne Shqiperi ka pasur rritje. "Eshte papergjegjshmeria e qeverise se Sali Berishes qe e shtyu privatizimin per 3 vjet duke realizuar procesin e privatizimit ne nje nga momentet nderkombetare, me te disfavorshme te financave nderkombetare ne 18 vitet e fundit", akuzoi zyrtari i partise me te madhe ne opozite, duke bere pergjegjes qeverine per cmimin e ulet te shitjes se INSIG. Sipas Beqjes, cmimi per vleren totale prej 41 milionesh eshte vetem 1,7 here sa vlera kontabel neto e INSIG ne fund te vitit 2007. "Nderkohe qe gjate dy viteve te fundit ne Shqiperi jane shitur tre kompani private sigurimesh me cmime me te larta se 3 here vlera e tyre kontabel neto", sqaroi Nensekretari per Programin ne PS, duke theksuar se eshte "me shume se 3 here vlera neto kontabel jane shitur gjate dy viteve edhe dy banka private". Ne te gjithe perllogaritjen e bere nga Partia Socialiste per privatizimin e INSIG, ekzistonin te gjitha mundesite qe INSIG te shitej te pakten sa 3 here vlera kontabel neto.

PS: Qeveria borxh shqiptareve 19 milione euro

19 milione euro qe mungojne nga privatizimi i INSIG do te mjaftonin per te ndertuar dhe pajisur ambulanca ne 250 fshatra te Shqiperise, ose ndertuar dhe pajisur qendra shendetesore per 30 komuna rurale ne Shqiperi

19 milione euro qe mungojne nga privatizimi i INSIG do te mjaftonin per te rehabilituar 200 km rruge rurale

19 milione euro qe mungojne nga privatizimi i INSIG do te mjaftonin per te ndertuar dhe pajisur klasa per mbi 10 mije nxenes ne te gjithe vendin

19 milione euro qe mungojne nga privatizimi i INSIG do te mjaftonin per te ndertuar ujesjellesa, qe do te furnizonin me uje te pijshem 120 mije banore te Shqiperise.

Denis Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›