Mesazhi I Olldashit ne perfundim te fushates per kreun e PD

Në ditën e fundit të fushatës elektorale kandidati për kreun e PD, Sokol Olldashi përcolli nga selia blu një mesazh për të gjithë anëtarësinë e kësaj partie.
Jam perpara jush, tha Olldashi, per te falenderuar te gjithe demokratet per procesin shume pozitiv qe kane zhvilluar, per seriozitetin me te cilen e kane percjelle dhe dinjitetin qe i kanë dhene kesaj gare.
Por në këtë fund gare, Olldashi bëri dhe një përmbledhje të platformës së tij.
“Ne na duhet me shpejtësi të përcaktojmë se: vetëm duke iu përmbajtur në mënyrë rigoroze kufijve politikë të qendrës së djathtë, duke identifikuar qartësisht një skenë politike dypolare me partinë e vjetër të punës të rithemeluar në 1 prill në njërën anë dhe Partinë Demokratike në anën tjetër, konsoliduar marrëdhënien tonë me të përndjekurit, pronarët, botën akademike, të rinjtë dhe biznesin, ndërmarrë një opozitë parlamentare energjike, të paepur, të mirëstrukturuar dhe të pakompromis, duke riorganizuar mekanizmin e Partise Demokratike, përmes inventarizimit të menjëhershëm të kontributeve të secilit anëtar, përmes konsolidimit të mekanizmit, të përgjegjësive dhe stimujve, përmes rikthimit tek struktura baze e PD-së të cdo të drejte përfaqësimi dhe përmes riorganizimit dhe reformimit të thellë të cdo strukture të Partisë Demokratike, nga seksioni më i vogël, deri tek kryesia qendrore, Partia Demokratike do të rikthehet tek fitorja, në përballjen e parë elektorale, zgjedhjet lokale të vitit 2015”, vuri në dukje Olldashi.
Madje në këtë kontekst, kandidati për kreun e PD radhiti avantazhet e tij në këtë garë.
“E njoh strukturën e partisë demokratike në nivele të ndryshme, nga antar i thjeshtë deri në nivelet më të larta drejtuese, kam eksperiencën e duhur opozitare për të ngritur një veprim politik efikas, kam prezencën parlamentare që më jep mundësinë ta kthej foltoren e kuvendit në një tribunë të opozitës, kam 24 orë në ditë, në dispozicion të ristrukturimit, opozitarizmit dhe fitores së shpejtë të Partisë Demokratike. I ftoj të gjithë të marin pjesë në votim, të vendosin secili ne liri të plotë duke i siguruar se, cilido qoftë rezultati i këtyre zgjedhjeve, unë do të vazhdoj me të gjithë energjithë e mia, të punoj për suksesin e Partisë Demokratike dhe për ringritjen e demokratëve dhe të parimeve të shenjta tek të cilat ne bashkarisht besojmë”, u shpreh ai.
Olldashi në Durrës në prezantimin e platformës për kreun e PD
Kandidati per kreun e PD, Sokol Olldashi deklaroi nga Durrësi, qyteti i vendlindjes, por edhe i nisjes së karrierës politike, se Partia Demokratike kuotën e influencës "kingmaker" e ka në terrenin e të djathtës tradicionale. Kandidati për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike, theksoi se me një statistikë të saktë, të përndjekurit dhe ish pronarët kanë 11.8% të elektoratit. ”Aleancat formale, apo fluide me formacione, apo individë që vijnë përtejt ylberit që ndan spektrin politik, nuk janë funksionale, nuk janë produktive, nuk janë të mira për Partinë Demokratike, pasi prodhojnë kosto. Kjo do të thotë që Partia Demokratike nga ky moment duhet të përcaktojë se lëviz vetëm në spektrin e rrethit politik që i përket. Lëviz nga qëndra në të djathtë dhe konsolidon me shpëjtësinë më të madhe marrëdhënien e vet me shtresat bazë të së djathtës tradicionale. Shpesh herë në bisedat me demokratët has në pyetjen se si do ta zgjidhim problemimin e kuotës "kingmaker". Ne e kemi këtë problem të zgjidhur. Statistikisht e matur, shtresa e të përndjekurëve politikë dhe e pronarëve është 11.8%. Është më shumë sesa dyfishi i kuotës "kingmaker"”, vuri në dukje Olldashi. Ndërkohë, teza politike e Olldashit, do të përqëndrohet tek përcaktimi i kufijve të aktorëve politikë për të nxjerrë nga loja, mesfushorët e garave elektorale. ”Nga ky moment ne duhet t'ia bëjmë të qartë gjithsecilit që në këtë terren, në këtë vend, nuk ka më tre pole politike, ka vetëm dy: Partia e vjetër e Punës e rithemeluar në 1 Prill dhe Partia Demokratike, po ajo parti e '92 , që sic e rrëzoi atëherë, do ta rrëzojë prapë”, deklaroi ai. Në platformën " Olldashi" zë një vend të konsiderueshëm paketa për ristrukturimin e institucioneve të Partisë Demokratike, një paketë praktike në terren, me rregulla statutore të kristalta për motivimin e anëtarësisë. “Ne kemi shumë nevojë të harxhojmë energji për ristrukturimin e thellë, në të gjitha pikëpamjet të organizatës tonë politike, duke filluar nga seksioni më i fundit, deri tek kryetari i partisë, nga seksioni më i vogël, deri tek kryesia e PDSH-së”, vlerësoi Olldashi. Sokol Olldashi me një karrierë mbi 20 vjecare në Partinë Demokratike, kandidon për postin e kryetarit të kësaj force politike pas dorëheqjes së liderit historik të demokratëve, z. Sali Berisha. Përgjatë dy javëve, Sokol Olldashi ndërmori një fushatë intensive në terrenin e demokratëve, ku zhvilloi mbi 80 takime në formatin e toën hall-ve. Fushata e tij preku gjeografikisht të gjithë hartën e Partisë Demokratike.