KQZ pritet të mbyllë sot rinumërimin e votave në Qarkun Shkodër
TIRANË- KQZ pritet të mbyllë sot rinumërimin e votave të 417 kutive të qarkut Shkodër. Të mërkurën përfundoi rinumërimi i ZAZ-së 6, ndërsa sot parashikohet që ky proces të përmbyllet me kutitë e dy ZAZ-ve të fundit, nr.7 dhe 8.
Nga rinumërimi i deritanishëm nuk janë konstatuar parregullsi që të kenë ndikim në rezultat. KQZ vendosi për rinumërim në Shkodër, pas pranimit të ankesës së PR-së që kërkonte pavlefshmëri, duke pretenduar se i është marrë një mandat.
PS e ankimoi këtë vendimmarrje të KQZ-së në Kolegjin Zgjedhor, i cili pritet ta shqyrtojë 'çështjen me themel' ditën e premte
(e.m/BalkanWeb)