Kthehen 110 azilkërkues kosovarë nga Hungaria
PRISHTINE- Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në ora 7:30 ka arritur kontingjenti i parë prej 110 qytetarëve të Republikës së Kosovës nga Budapesti i Hungarisë.
Ata kanë arritur me një aeroplan që e ka financuar Hungaria dhe që Qeveria e Kosovës ka organizuar udhëtimin e azilkërkuesve që nga aeroporti e deri tek shtëpitë e tyre.
Shumica nga të kthyerit janë të rinj por nuk mungojnë edhe familje me fëmijë që janë kanë mësy ilegalisht Evropës nga Beogradi drejt në Hungari më qëllim të një jetë më të mirë, shkruan “Zëri”.
Për të pritur kthimin e tyre, në Aeroport prezent ishin ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, dhe ambasadori i Hungarisë në Prishtinë, Lorent Balla.
Ata edhe një herë kanë bërë thirrje që nuk ka imigrim ilegal dhe që nuk pranohet azili në vendet evropiane, deri sa Rexhepi nuk ka arritur ta jap një shifër të kosovarëve që kanë dal ilegalisht në shtete evropiane, ambasadori hungarez ka njoftuar se prej nga vjen ai që nga janari i këtij viti kanë hyrë 5 mijë kosovarë.
(m.a/tg/BalkanWeb)