Uithers: Dhuna në familje në Shqipëri shifra shqetësuese
Dhuna në familje është një fenomen shumë shqetësues në Shqipëri. Pikërisht në lidhje me këtë temë është organizuar në Fakultetin e Histori-Filologjisë një takim ku i pranishëm ishte Ambasadori u SHBA-ve John Uithers, përfaqësuesë të rrjetit kundër dhunës me bazë gjinore si dhe studentë të gazetarisë. Në fjalën e tij Ambasadori Uithers ka folur për impaktin negativ të kësaj dukurie në shoqëri dhe parandalimin e tij. Gjatë takimit për tre studentë të gazetarisë, janë shpërndarë dhe tre çmimet e konkursit për esenë më të mirë me temë dhuna në familje.