E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehen “maskat”!

Gjatë ditëve të fundit raportohen disa grabitje, më e fundit e të cilave ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 24:00 në zonën Bushkash. Perzona ende të paidentifikuar kanë grabitur varëse, celularë, para që udhëtarët kanë pasur me vete.

Mësohet se policia është sinjalizuar për këto ngjarje dhe ka shoqëruar si të dyshuar 7 persona. Dyshohet se ata kane grabitur rreth 3-4 automjete te vogla dhe një fugon.

Policia e Burrelit njofton se patrullon vazhdimisht rrugën nacionale Milot –Burrel dhe se këto janë raste sporadike, porse banorët e zonave janë tmerruar. Pas vitit 1997grabitja me maska në Shqipëri ka qenë tepër e përhapur saqë është kthyer në makth për popullatën./Start/

                                                                                             2012-07-09 14:43
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›