Fushe Kruje tritol dyqanit ushqimor
Një dyqan ushqimor është dëmtuar si pasojë e shpërthimit të një sasie tritoli të vendosur pranë hyrjes së tij. Ngjarja ka ndodhur në Fushë- Krujë gjatë orëve të natës dhe policia ende nuk ka gjetur autorët e saj. Paraprakisht besohet se kjo ngjarje ka të bëjë me ndonjë konflikt të mundshëm të pronarit me persona të tjerë, por megjithatë po hetohet në disa pista. Pak ditë më parë në këtë qytet iu vendos tritol një kazinoje, e cila pësoi dëme materiale. Edhe për këtë ngjarje ende nuk ka autorë në pranga. Rastet e vendosjes së tritolit në prona private janë shtuar ndjeshëm, ndërsa ky krim mbetet i pazbuluar për shkak të specifikes së tij që nuk mbeten prova pas.