E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kule u përgjigjet akuzave

"Janë mashtrime dhe nga kontrollet e kryera në këtë institucione nuk ka rezultuar asgjë e tillë, prandaj nuk do stepem nga presionet, apo nga interesa individesh që lidhen me interesa sipërmarrëse", nënvizoi Kule.

Duke sqaruar një sërë çështjesh, që ditët e fundit kanë ngjallur debat në opinionin publik, Kule bëri të ditur se "reagimi i vonuar prej tij, vjen për shkak të impenjimeve jashtë vendit".
     
Rektori i Universitetit të Tiranës, në fillim sqaroi kërkesën për marrjen në përdorim të konviktit të gjuhëve të huaja, e më tej argumentoi vendimin e senatit për rritjen e numrit të pedagogëve dhe shpërndarjen e tyre në fakultete të tjera, ku tashmë do të ketë një departament posaçërisht për gjuhën e huaj, pjesë e të cilit do të jenë pesë pedagogë anglishteje dhe dy të gjuhëve të tjera.  
     
“Pedagogët e anglishtes në fakultetin e Gjuhëve të Huaja nuk janë pushuar nga puna, përkundrazi numri i tyre parashikohet të rritet në 27, dhe shpërndarja e tyre nuk e ulë cilësinë e mësimdhënies në Anglisht, por përkundrazi, nxit shtimin e anglisht folësve", sqaroi Kule.
     
Sa i takon çështjes së kërkesës për marrjen në përdorim të konviktit të gjuhëve të huaja, Kule argumentoi se, “shqetësimi i ynë për infrastrukturën do të gjejë zgjidhje me ndërtimin e kampusit, i cili do të financohet nga qeveria. Gjatë kohës që do ndërtohet ky kampus, na lind e drejta të kërkojmë një objekt publik, që do të përdoret për interesat publike, prandaj s’ka nevojë për komente"./Start/

                                                                                             2012-07-09 15:51
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›