E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilltarët e majtë: Selia e Këshillit Bashkiak mbahet 'peng' nga Basha

TIRANË- Këshilltarët e majtë në një deklaratë për media para Bashkisë së Tiranës akuzuan kryebashkiakun Lulzim Basha se po mban ‘peng’ selinë e Këshillin Bashkiak.

Këshilltarët e LSI dhe PS-së, vlerësuan se nuk është dhunë të ftosh mediat të jenë prezentë në mbledhje teksa paralajmëruan se së shpejti kryetari i zgjedhur me votat e tyre Aldrin Dalipi, do të thërrasë mbledhjen e Këshillit Bashkiak. 

“Salla është hapësirë publike dhe jo pronësi e Bashkisë dhe Lulit dhe të hapë dyert e Bashkisë për të vazhduar punën normalisht. Mbledhja e datës 3 maj ishte e ligjshme dhe për të u ndoq gjithë procedura. Votuan 31 këshilltarë për shkarkimin e Kosovrastit dhe emërimin e Aldrin Dalipit. Në datë 3 maj ishte dita ndërkombëtare e mediave. Nuk quhet dhunë të ftosh mediat dhe të bësh transparente atë votim. Këshilli Bashkiak do mblidhet, sepse aty janë interesat e gjithë qytetarëve të Tiranës. Problemi është më i gjerë. Është problem i halleve që kanë njerëzit. Sa më shpejt të mblidhet këshilli, aq më mirë është. Janë gjithë ata njerëz që presin të marrin rrogat apo të marrin kreditë dhe për këtë duhet një vendim nga këshilli i bashkisë”, janë shprehur këshilltarët e majtë.

Pas tensioneve të krijuara më 3 Maj në Këshillin Bashkiak, këshilltarët PS-LSI kanë mundur të shkarkojnë kryetarin e këtij këshilli Njazi Kosovrasti dhe të emërojnë në vend të tij Aldrin Dalipin. Anëtarët e majtë në Këshillin Bashkiak e kanë shkarkuar këtë të fundit me 31 vota pro. Në procesin e votimit nuk kanë marrë pjesë 24 këshilltarët e djathtë. Menjëherë pas shkarkimit nisi votimi për emërimin e kryetarit të ri të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Të 31 anëtarët e majtë i kanë dhënë votëbesimin Aldrin Dalipit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›