E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e policit, arrestohet 41-vjeçari. Dyshohet se ndihmoi autorin

polici-aksidentTiranë- Policia e Tiranës ka bërë sot arrestimin e një personi, pasi dyshohet se ka përkrahur 37-vjeçarin që përplasi për vdekje efektivin e policisë rrugore dhe plagosi rëndë një tjetër.

Mësohet se në pranga ka përfunduar Shkelzen Zylaj, 41-vjeçar, banues në Kamzë, pasi dyshohet se ka ndihmuar shtetasin Edmir Kolecin duke i dhënë automjetin e tij të largohej nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, ku një automjet tip BMW përplasi për vdekje efektivin Selman Lena dhe plagosi kolegun e tij Preng Lleshi.

Rreth pesë orë më pas u bë arrestimi i Edmir Koleci-t, 37 vjeç, pasi dyshohet se është ai personi që i mori jetën policit. Koleci është babai i tre fëmijëve dhe prej vitesh ishte emigrant në Britaninë e Madhe, u ka thënë policëve se kishte goditur një person në rrugë, pa ditur që ishte polic. Ai u shpreh se nuk mban med asgjë sepse ishte në gjendje të dehur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›