Grabitja e argjenderisë në Fier, gjykata 'burg pa afat’ autorëve
FIER- Gjykata e Fierit ka vendosur “burg pa fat” për tre autorët e grabitjes së argjendarisë në Fier. Përkatësisht Niko Dolva 31-vjeç, Muharrem Rrokaj 24-vjeç dhe Naim Dyrmishi 23 vjeç, akuzohen për grabitjen me armë zjarri të argjendarisë që ndodhet pranë xhamisë në Fier dhe plagosjen e pronarit të saj, më 28 prill në lagjen “Apolonia”.
Ndërkohë, menjëherë pas ketij vendimi, ka reaguar babai i një prej të akuzuarve, Tomorr Dyrmishi, i cili pretendon pafajësinë e të birit, duke u shprehur se Prokuroria nuk ka asnjë provë që inkriminon djalin e tij.
Sipas tij ditën e ngjarjes, Naim Dyrmishi, ndodhej së bashku me të në dyqanin që ata kanë, duke punuar. Ai shprehet gjithashtu se ditën që u bë kontrolli në banese nuk u gjet asnjë provë.
(e.m/News24/BalkanWeb)