E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ regjistron Malajn. Deputeti: Mandati im shton numrin e deputetëve të majtë

arben-malajKomisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që të regjistrojë kandidatin e pavarur, Arben Malaj, që do të garojë në qarkun e Vlorës.

Kryetarja e KQZ, Lefteri Lleshi, tha se Malaj e ka dorëzuar dokumentacionin në kohën e duhur.

Vetë Malaj shkruan në Facebook se mandati i tij do jetë mandati që nuk ka marrë Partia Socialiste në Vlorë.

Ju garantoj se mandati im si i pavarur do të jetë mandati që Partia Socialiste nuk e ka marrë dot në Vlorë, pra fitorja ime e shton numrin e deputetëve të majtë në Vlorë.

Do të jetë mandati i vlonjatëve për një vlonjatë, që gjithmonë ka ndjerë dhe shprehur mirënjohje për ju.

Sigurisht që ka edhe nga ata që me parapagesë kanë disa vite që më sulmojnë, shpifin, por ata janë pak dhe nuk duhet lejuar të bëhen asnjë më shumë.

Duhet të tregojmë se Vlora ka qenë dhe mbetet djepi i pavarësisë dhe i lirisë. Sa më shumë përfaqësues të saj të ndjehen të pavarur dhe të lirë në mendimet e tyre dhe në votën kundër neodiktatorëve dhe pro Shqipërisë europiane aq më i plotë dhe aq më pozitivë bëhet kontributi ynë i përbashkët dhe akoma më e madhe krenaria vlonjate, shkruan Malaj./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›